Site icon Telegrafi

Aouar mund t’i bashkohet Juventusit si futbollist i lirë, palët tanimë kanë pasur disa bisedime

Houssem Aouar vazhdon të mbetet pjesë e skuadrës franceze Olympique Lyon, edhe pse tani e disa vite në çdo afat kalimtar emri i tij lidhet me shumë klube.

Mesfushori francez ka gjashtë vite që aktivizohet me ekipin e parë të Lyon, por deri më tani klubi francez ka refuzuar të gjitha ofertat për të.

24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratë dhe ende nuk ka pranuar propozimin e Lyon për një marrëveshje të re dy vjeçare.

Calciomercato ka raportuar se Juventusi është duke tentuar ta bind lojtarin për t’iu bashkuar si transferim i lirë në verën e vitit 2023.

Gjithnjë sipas mediumit italian, tanimë ka pasur kontakte mes drejtuesve italianë dhe agjentëve të futbollistit.

Aouar është i hapur për t’u transferuar në Itali, por po pret janarin për të bërë një hap para.

Gjithsesi për lojtarin interesim ka shprehur edhe Roma, Real Betis, Benfica, Newcastle United, Everton dhe Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version