Site icon Telegrafi

Aouar ishte pranë Juventusit, por ylli italian refuzoi huazimin te Lyon si pjesë e marrëveshjes

Houssem Aouar është dëshira e madhe e gjigantit italian Juventus për repartin e mesfushës.

Kampioni në fuqi i Italisë e kërkoi me ngulm francezin në verë, por në fund nuk arriti marrëveshje me Lyonin për çmimin e lojtarit.

Në fakt dy skuadrat kishin arritur një marrëveshje që Aouar t’i bashkohet Juventusit për shumën e 50 milionë eurove.

Por ekipet kishin arritur akordin që në drejtim të Lyon të shkonte në huazim sulmuesi italian Federico Bernardeschi për një edicion.

E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se ka qenë pikërisht Bernardeschi që ka prishur marrëveshjen e dy klubeve.

Ylli italian nuk ishte i etur për t’iu bashkuar Lyonit si huazim dhe marrëveshja mes dy klubeve ishte prishur.

Gjithsesi Aouar vazhdon të mbetet ende në krye të listës së dëshirave të Juventusit, me Zonjën e Vjetër që do të tentojnë transferimin e tij në janar.

22-vjeçari së fundmi ka pasur disa probleme me klubin e Lyon dhe Juventus po kërkon ta shfrytëzojë këtë për ta transferuar atë në janar.

Gjithsesi kampioni në fuqi italian nuk do ta ketë të lehtë transferimin e lojtarit, për të cilin po insistojnë edhe skuadrat angleze si Arsenal e Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version