Site icon Telegrafi

Aouar është në pritje të Arsenalit

Houssem Aouar ka qenë prej vitesh një objektiv madhor i Arsenalit për mesfushën.

Mesfushori francez ka shkëlqyer viteve të fundit me Lyonin dhe është kërkuar me ngulm nga Arsenali.

Lojtari e dëshiron transferimin në Ligën Premier, por Topçinjtë së fundmi kanë ndërruar objektiv për repartin e mesfushës.

Skuadra londineze e ka prioritet transferimin e James Maddison dhe nëse dështon anglezi atëherë do të tentojnë transferimin e Aouar.

Mirror shkruan se agjentët e lojtarit kanë kontaktuar së fundmi Arsenalin për ta pyetur rreth mundësisë së transferimit të klientit të tyre.

Lojtari është duke pritur klubin londinez dhe nëse Arsenali nuk bën hapa para, atëherë Aouar do të shikojë të tjera alternativa.

Dëshira e lojtarit është të luaj në Emirates Stadium, por nëse Topçinjtë nuk rikthehen në garë për të, besohet se ai do të kërkojë transferimin te Juventusi.

23-vjeçari ka një kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, derisa klubi francez kërkon rreth 35 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version