Telegrafi

“Anywhere” nga Rita Ora e dëgjuar mbi 2.4 miliardë herë, bëhet kënga e dytë më e suksesshme e një solo artiste e vitit 2017

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, i ka të shumta sukseset në industrinë e muzikës internacionale.

Kënga e saj “Anywhere” e publikuar në vitin 2017, është njëra ndër këngët më të suksesshme të artistes Ora viteve të fundit.

Kjo këngë tashmë është e dëgjuar mbi 2.4 miliardë herë në të gjitha platformat e muzikës (iTunes, YouTube, Spotify etj), dhe është e certifikuar me pllakatën “Platinum” në Londër.

Këngëtarja shqiptare bëri të ditur përmes një postimi në InstaStory gjatë ditës së shtunë, suksesin e ri që kënga “Anywhere” ka shënuar.

Lexo po ashtu Rita pozon lakuriq në orët e vona, pendohet dhe më pas e fshinë fotografinë nga Instagrami

“‘Anywhere’ nga Rita Ora tani është çertifikuar me pllakën e dyfishtë Platinum në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga tani bëhet kënga e dytë e renditur më së larti (e kënduar si një artiste femër olo) gjatë vitit 2017”, thuhet në njoftimin e një prej faqeve të fansave të Ritës, që merret me faktet rreth këngëtares.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Të njëjtin postim, Ora e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se ndjehet e lumtur për suksesin.

Kujtojmë që viti 2017 është një vit i rikthimit për Rita Orën, e cila pas probleme të gjata me padinë ndaj Jay Z dhe label-it të tij “Roc Nation”, më në fund kishte arritur pavarësinë dhe të vazhdonte karrierën si solo artiste. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto:  John Phillips/Getty Images/Guliver)