Këngëtari i njohur shqiptar, Anxhelo Koci, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“T’ka lon menja” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artisti, i cili njëherësh u përkujdes edhe për producimin.
Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Xhumill me video të realizuar nga Magic Pro.
Kjo këngë tashmë është lansuar në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Kocit.
Anxhelo ka nisur karrierën prej disa vitesh dhe tani është një emër shumë i pëlqyer në skenë.
I njëjti ka realizuar edhe disa bashkëpunime me këngëtarë të njohur që janë pritur tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/