Site icon Telegrafi

Anxhelo Koçi: Kam nisur nga zero, por ia ka vlejtur

Emisioni i përjavshëm “Barber Shok” me Fis Junikun edhe këtë herë ka vazhduar me të ftuar special.

Këtë herë mysafir në emisionin argëtues ishte artisti i njohur nga Shqipëria, Anxhelo Koçi.

Këngëtari përball dy moderatorëve ka folur për fillimin e karrierës së tij dhe planet që ka në të ardhmen.

Foto: Screenshot/Barber Shok

“Kam pas përkrahje, por edhe nuk kam pasur mjaftueshëm, si unë ka shumë artistë të tjera, unë jam nga ata që kam nisur nga zero, por një eksperiencë të mirë e kam marrë, kam shkuar nëpër shumë studio dhe produksione, ka pas pengesa dhe shfrytëzime, por kjo më ka bërë me të fortë, ka qenë rrugëtim i gjatë, por ia ka vlejtur”, ka thënë Anxhelo fillimisht.

I pyetur për stilin e tij të veçantë të muzikës, autori i “Madam” tha se mundohet të jetë ndryshe nga artistët e tjerë.

Foto: Screenshot/Barber Shok

“Të jesh unik është shumë e vështirë sepse po krijon diçka që njerëzit po e dëgjojnë për herë të parë, është e guximshme, por jam munduar gjithmonë të jem ndryshe dhe kjo ndoshta është arsye pse njerëzit po e dëgjojnë dhe pëlqejnë muzikën tim”, u shpreh ai.

Tutje, Anxhelo tha se në të ardhmen do të jetë edhe më aktiv dhe do të ketë edhe më shumë bashkëpunime.

Kujtojmë që projekti i fundit i Anxhelos është bashkëpunimin me reperin Elinel “Meriton dashni”. /Telegrafi/

Exit mobile version