Telegrafi

Anxhelina vjen me poza provokuese nga pushimet, mahnit me paraqitjen në bikini

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram/anxhelina)

Anxhelina është ndër personazhet e estradës shqiptare që di të tërheq vëmendjen në masë të madhe.

Ani pse nuk është aktive në prurjet muzikore, ajo vazhdon të publikojë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Në këtë kohë kur një pjesë e madhe po shijojnë pushimet, edhe Anxhelina është një prej tyre që po kalon kohë në bregdet.

Postimet e saj në rrjetin social Instagram nuk kanë të ndalur, ku edhe së fundmi ka dëshmuar se ka linja të bujshme trupore.

Këtë e ka bërë përmes një imazhi të shkrepur afër detit, ndërsa shihet e veshur me një palë bikini të zeza.

Për të ruajtur modestinë, bukuroshja brune ka vendosur që në pjesën e sipërme të bartë një bluzë me ngjyra.

Sidoqoftë, në disa njoftime të fundit thuhet se këngëtarja do ti kthehet skenës muzikore, por që ende asgjë nuk ka konkrete nga ajo. /Telegrafi/