Site icon Telegrafi

Anxhelina tërheq vëmendjen me pozat e reja

(Foto: Instagram/Anxhelina)

Anxhelina Hadërgjonaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kohë pas kohe publikon imazhe që e shfaqin mjaft atraktive.

Në profilin e saj në Instagram, ajo numëron mbi 116 mijë ndjekës, për të cilët publikon fotografi nga përditshmëria e saj, por edhe nga ngjarjet e ndryshme.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar fotografi nga Coachella, ku është paraqitur shumë atraktive.

E veshur me një kombinim interesant që vinte në pah figurën e saj trupore, Anxhelina ka marrë pëlqimin e fansave të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anxhelina Hadërgjonajn

Njëherësh, ajo ka pozuar bashkë edhe me disa miq, të cilët e kanë shoqëruar.

Vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj nuk heziton që të tregojë fizikun e saj mbresëlënës në daljet e ndryshme.

Ditë më parë, ajo kishte publikuar një tjetër pozë të nxehtë me një veshje provokuese. /Telegrafi/

Exit mobile version