Telegrafi

Anxhelina shfaqet tejet joshëse, teksa i buzëqesh kamerës

Anxhelina Hadërgjonaj është një prej emrave atraktiv.

Bukuroshja gjithnjë shfaqet tejet seksi dhe këtë nuk heziton ta bëjë në rrjetet sociale.

Së fundmi në Instagram ajo publikoi një imazh ku shfaqet e buzëqeshur dhe tejet joshëse.

Ajo i buzëqesh kamerës, teksa postimit ja ka bashkëngjitur një shkrim interesant.

“Zoti ka kohën e përkryer – kurrë vonë, kurrë herët. Duhet pak durim dhe shumë besim, por ja vlen pritja”, u shpreh Anxhelina.

Aktualisht këngëtarja nuk ka të dashur, së paku jo publikisht.

Këngëtarja ka paralajmëruar publikimin e projektit të ri të saj, që do të ndodhë shumë shpejt.

Ajo besohet se ka nënshkruar me Nesër Music, produksionin me të cilin punon Ledri Vula. Ishte edhe ky i fundit që e përkrahu bukuroshen së fundmi në një nga postimet e tij. /Telegrafi/