Telegrafi

Anxhelina josh ndjekësit me imazhet e reja

Anxhelina Hadërgjonaj Foto: Instagram/anxhelina

Anxhelina është ndër artistet shqiptare që gjithmonë tërheq vëmendje me stilin e saj.

Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive duke ndarë postime të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një fotografi të fundit të shpërndarë në Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur ndjekësit.

Fustani shumë-ngjyrësh bëri që t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve në palestër.

Flokët dhe makijazhi profesional ka bërë edhe më të perfeksionuar dukjen, për të cilën u pëlqye shumë.

“Run For” në anën tjetër është kënga e saj e fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/