Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonajt i humb telefoni në festivalin “Sunny Hill”

Foto: Anxhelina/Instagram

Këngëtarja Anxhelian Hadërgjonaj ka qenë të premten prezente në Parkun Gërmia për të ndjekur natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.

Ajo ka ndjekur nga afër performancat e kolegëve të saj, ndërsa duket ta ketë shijuar pafund këtë natë.

Foto: Anxhelina/InstaStory

Megjithatë diçka jo e këndshme duket t’i ketë ndodhur bukuroshes gjatë natës së mbrëmshme, për shkak se ka humbur telefonin e saj.

Lexo po ashtu Dua Lipa fotografohet me Miley Cyrus në prapaskenën e "Sunny Hill", ka disa fjalë për performancën e saj

Këtë gjë e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në InstaStory, ku tregonte për atë se çfarë i ndodhi, ndërsa shkruante se të gjithë ata që rastësisht mund ta gjejnë telefonin e saj, ta kontaktojnë.

Foto: Anxhelina/InstaStory

“E humba telefonin mbrëmjen e kaluar, më kontaktoni në DM nëse ju duhem”, ka shkruar Hadërgjonaj në InstaStory.

Sot (e shtunë) do të zhvillohet nata e dytë e festivalit “Sunny Hill”, dhe pjesëmarrës do të jenë kryesisht interpretues të muzikës hip-hop. /Telegrafi/