Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka tash e sa vite që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Ajo vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin studion dhe zhvillon karrierën e saj.
Hadërgjonaj është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh është aktive duke publikuar imazhe të reja.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në njërin prej të cilëve shfaqet e veshur edhe me vellon e bardhë.
Anxhelina ka pozuar me dekoltenë e hapur, duke vënë në pah gjoksin atraktiv, me çka ka marrë pamjen e një “nuseje seksi”.
Ajo shquhet për linjat atraktive, për të cilat kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.
Hadërgjonaj nuk ka bërë akoma të ditur nëse mendon që këtë vit të shënojë rikthimin e saj në muzikë me ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/