Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj tërheq vëmendjen me pozat provokuese nga pushimet, duket tërheqëse me fustanin transparent

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht i mban të azhurnuar fansat me më të rejat e saj, duke publikuar kryesisht fotografi tërheqëse nga përditshmëria.

Teksa po vazhdon të shijojë pushimet në jug të Shqipërisë, Hadërgjonaj nuk po i ndal fotografitë provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, Anxhelina solli një imazh atraktiv, ku shfaqej në jaht teksa bënte dush, duke treguar se kishte nevojë për freski.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërkohë, në disa fotografi të reja të publikuara të enjten, Hadërgjonaj bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehej nga ajo, teksa u fotografua me një fustan transparent në një anije.

Fustani transparent me shkëlqim bëri që këngëtarja të duket mjaft bukur, ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.

Anxhelina përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, ndonëse prej vitesh ka paralajmëruar rikthimin në muzikë. /Telegrafi/