Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj: Të gjitha femrat në Shqipëri dhe Kosovë e kanë inspirim Kimin dhe Kylien

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, tash e sa kohë po punon këngë për tregun ndërkombëtar të muzikës.

Për karrierën e saj të re në Amerikë, sukseset dhe jetën private, ajo foli në një intervistë të fundit për emisionin “Prive.

Anxhelina nuk i shpëtoi pyetje edhe se si arriti deri te shpërndarja e këngës “Precious” nga super ylli Kim Kardashian West.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja shqiptare tregoi se ishte grimeri dhe miku i saj i besua,r Aril, ai i cili ia kërkoi Kimit që ta shpërndante në InstaStory këngën e Anxhelinës, me çka Kim edhe e bëri një gjë të tillë.

Si rrjedhojë, Hadërgjonaj tregoi për “Prive”, se si ishte t’i shpërndahej kënga nga një per yjeve më të famshëm botëror, për të cilën siç thotë ajo është inspirim i shumë femrave në Kosovë dhe Shqipëri.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

“Te ne është interesant sepse në Amerikë gjithkë e sheh në rrugë, e te shqiptarët është diçka e madhe, një prej më të ndjekurave në botë, sidomos femrat në Shqipëri dhe Kosovë krejt e kanë inspirim, edhe KImin edhe Kylien, si vishen, si duken edhe gjithçka – jo vetëm shqiptarët, në krejt botën, trupat dhe krejt kanë dëshirë të bëhen si Kimi dhe Kylie”, tha ajo.

Tutje, Hadërgjonaj ka thënë se ka zgjedhur një stil më ndryshe në debutimin e saj ndërkombëtar duke mos bërë këngë komerciale, pasi ky stil në të cilin po këndon, është ai që i fle nmë shpirt. /Telegrafi/

Exit mobile version