Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet tejet provokuese në të brendshme, teksa paralajmëron projektin e ri

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, për një kohë të gjatë i ka munguar skenës.

Ajo u shpërngul vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për studime, e ndërsa së fundmi është rikthyer sërish në Shqipëri.

Anxhelina ka punuar për një projekt të ri, të cilin pret ta publikojë së shpejti, dhe këtë e ka konfirmuar vet ajo përmes rrjetit social Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet mjaft provokuese në të brendshme, teksa vë në pah linjat trupore.

“Jam shumë e entuziazmuar të ndajë me ju djema atë çfarë kam punuar prej disa muajsh. Ky projekt është shumë personal. Shpresoj që ju djema ta shijoni dhe ta dëgjoni”, janë disa nga fjalët e saj në Instagram.

Përndryshe, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë uruar për rikthimin e saj.

Anxhelina u bë e njohur si vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ka qenë një ‘shtyllë’ e rëndësishme në ndërtimin e karrierës të së bijës. /Telegrafi/