Artistët shqiptarë tashmë janë tejet aktivë në rrjetet sociale, pasi qëndrojnë të izoluar për shkak të pandemisë coronavirus.
Në mesin e tyre është edhe Anxhelina Hadërgjonaj, e cila përkundër përditshmërisë ka publikuar një vallëzim tejet interesant.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar një video ku shihet e veshur me bikini teksa tregon vijat perfekte trupore.
Duket se këngëtarja këtë video e ka bërë pas sesionit të ushtrimeve kardio, pasi që edhe në mbishkrim pyet ndjekësit e saj nëse i kanë kryer ato ushtrime.
Ajo qe një kohë të gjatë nuk është aktive në industrinë e muzikës, edhe pse po aludohet se së shpejti do të rikthehet me një projekt. /Telegrafi/