Anxhelina Hadërgjonaj tashmë është bërë edhe më aktive në prurjet e reja muzikore.
Të njëjtën ajo po e bën edhe përmes postimeve në rrjete sociale, teksa po mban të azhurnuar fansat.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka sjell setin e ri fotografik.
Artistja shfaqet si gjithmonë e veshur plot stil, ndërsa ka vënë në fokus edhe fizikun e formësuar.
Për shkak të pandemisë coronavirus, Anxhelina është parë duke mbajtur edhe maskë mbrojtëse, që kombinohej me veshjen.
Flokët e lakuara kësaj radhe i ka lënë mbi super, derisa për makijazh ka shkuar me nuanca më të hapura.
Sidoqoftë kësaj, “No Drama” është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/