Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj rikthehet me këngë shqip në bashkëpunim

Foto: Anxhelina/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që është fokusuar në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Ajo ka realizuar disa këngë në anglisht, të cilat janë pritur mjaftueshëm mirë në tregun e huaj.

Ndërkohë, pas një mungese të gjatë me këngë në gjuhën shqipe, Anxhelina duket se e ka bërë hapin për një rikthim të tillë.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Ajo ka publikuar dy këngë të reja në bashkëpunim me Florin, të titulluara “Anash” dhe “Doja”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të dyja këngët janë balada të zhanrit R&B, të cilat janë punuar në muzikë dhe tekst nga vet Flori.

Ndërkohë klipi i këngëve është realizuar nga produksioni Imagine Films në Kosovë. /Telegrafi/