Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj publikon “trailerin” e klipit të parë në anglisht, rikthehet pas nëntë vitesh në muzikë

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Pas nëntë vitesh mungesë në skenën muzikore, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet!

Artistja 26 vjeçare, e cila në trevat shqiptare u bë e njohur fillimisht si vajza e këngëtares së njohur Albërije Hadërgjonaj, prej vitesh kishte paralajmëruar rikthimin në muzikë.

Anxhelina për vite të tëra ka punuar në studio në Los Angeles, për të realizuar këngë për tregun e huaj, por që deri më tash materialet muzikore nuk ishin të gatshme të publikoheshin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Viti 2020 duket se shënon rikthimin e saj në muzikë, pasi ajo tashmë ka ndarë me fansat edhe “trailerin” e klipit të saj më të ri.

Ajo nuk ka zbuluar titullin e këngës së saj të parë në anglisht, por thjeshtë ka shkruar në mbishkrimin e videos datën e lansimit, e cila është 25 shtator.

Kënga është një baladë dashurie dhe klipi duket të jetë tejet i veçantë, me një stil të kohëve moderne.

Ky është projekti i parë muzikor në anglisht që pritet t’i hapë rrugë bukuroshes drejt tregut internacional.

Përndryshe, Anxhelina ka dy këngë të publikuara në shqip, “Kopje pa kuptim” me klip dhe “Kjo jetë s’mjaftoi” me të cilën në vitin 2011 u paraqit në festivalin Top Fest. /Telegrafi/