Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj pozon ‘topless’, një vajzë tërheqëse pranë liqenit

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka sjellë për fansat një projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave arrin të rrëmbejë vëmendjen e medieve.

Së fundmi, bukuroshja bionde ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale një fotografi provokuese.

Ajo shfaqet ‘topless’ pranë një liqeni, ndërsa duket mjaft tërheqëse me pamjen e saj bionde.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Gruaja me fat e hënës”, shkruan ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie e cila duket kaq artistike, pasi përveç peizazhit, vërehet edhe hëna në qiell.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, shumica duke e komplimentuar këngëtaren për këtë fotografi të veçantë.

Anxhelina pa dyshim që mund të shquhet si një nga trupat më tërheqës në estradë, pasi linjat e saj janë të lakmueshme nga çdo femër. /Telegrafi/