Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj po i rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj mori emër në vitin 2011, kur publikoi dy projektet e saj të para muzikore.

“Kopje pa kuptim” dhe “Kjo jetë s’mjaftoi” janë dy këngët që aso kohe u pëlqyen shumë nga publiku, dhe i dhanë njohje Anxhelinës.

Fakti që ajo është edhe vajza e këngëtares së njohur Albërije Hadërgjonaj, ka ndikuar paksa që Anxhelina të arrijë më lehtë famën.

Por, për vite të tëra me radhë ajo nuk ishte më aktive në tregun muzikor, dhe e vetmja dritare ku fansat mund ta gjenin atë, ishin postimet në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mirëpo, së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Anxhelina po e mendon vërtet rikthimin.

Në llogarinë e saj personale në Instagram, Hadërgjonaj ka ndarë një video me fansat, pa sqaruar gjithçka në detaje.

Faton Shoshi, Ledri Vula, Albërije Hadërgjonaj, Alban Ramosaj e Beatrix Ramosaj janë emrat që gjithashtu e shpërndanë postimin e saj.

Por, ishte grimeri shqiptar Ariel (miku i ngushtë i saj), i cili në postimin e bërë në InstaStory, sqaroi se bëhet fjalë për një rikthim të sajin me një projekt të ri muzikor.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/InstaStory

“Anxhelina është duke publikuar këngën e saj më të re së shpejti”, ka shkruar ai në InstaStory, postim ky që më pas është shpërndarë edhe nga vet Anxhelina.

Mesa duket, këngëtarja Hadërgjonaj do të jetë nën menaxhimin e Faton Shoshit, i cili menaxhon po ashtu Ledri Vulën, e ndërsa ka pasur më parë në label edhe ish-të dashurën e tij, këngëtaren Era Istrefi. /Telegrafi/

Exit mobile version