Pas nëntë vitesh, artistja e njohur, Anxhelina, është rikthyer sërish në industrinë muzikore.
Pas dy projekteve unike që publikoi, tashmë ajo po shijon suksesin e tyre, duke numëruar mijëra klikime në platforma të ndryshme.
Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ftuar fansat që të pyesin atë.
Në njërën prej pyetjeve fansat kërkuan një duet me Era Istrefin, derisa Anxhelina nuk e përjashtoi mundësinë.
“Pse jo. E vlerësoj shumë Erën si femër dhe si artiste”, është shprehur artistja.
Ndërkohë, të njëjtën e ka shpërndarë edhe Istrefi, duke falënderuar për fjalët e ëmbla. /Telegrafi/