Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj me një pozë atraktive, vë në pah linjat trupore

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ndërkohë këto ditë po tregohet më aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografii të ndyshme nga jeta e përditshme e saj.

Së fundmi, Hadërgjonaj ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me bikini dhe një jelek ngjyrë të verdhë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ngacmoi fansat duke ua bërë të ditur atyre faktin se nuk kishte të veshur pantallona në këtë fotografi.

“Sa më gjatë të zgjasë kjo, aq më e vështirë do të jetë kthimi në një shoqëri ku kërkohen pantallona”, shkroi Anxhelina në Instagram.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përndryshe janë tashmë vendi me më së shumti raste të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19. /Telegrafi/