Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj ndan me ndjekësit imazhe joshëse në Instagram

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin në skenën muzikore megjithëse akoma nuk ka sjell ndonjë projekt të ri për fansat.

Sidoqoftë, artistja po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar ndjekësit për më të rejat rreth jetës së saj.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), e njëjta ka sjell disa fotografi në bikini në të cilat ka befasuar me fizikun e saj atraktiv.

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Krahas linjave trupore, 26-vjeçare dukej në formë të mahnitshme edhe me stilin e ri të flokëve.

Fotografitë e saj morën pëlqime e komente të shumta duke përfshirë edhe komplimentet nga të famshmit shqiptarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë prej vitesh, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj arrin të jetë në vëmendje për çdo postim që publikon.

Anxhelina përndryshe jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që momentalisht ndodhet në Shqipëri. /Telegrafi/