Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga pushimet e saj verore.
Në disa fotografi të publikuar gjatë këtyre ditëve, Hadërgjonaj mund të shihet në poza atraktive me veshje plazhi buzë pishinës.
Ajo u kujdes që të theksojë linjat e saj të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.
Më pas, Hadërgjonaj ndau me fansat në Instagram edhe disa fotografi të tjera, ku shihej me bikini dy pjesëshe, të veshura me një fund të zi transparent.
Ndonëse në rrjetet sociale është mjaft aktive, Anxhelina ka kohë që nuk ka publikuar për publikun shqiptar ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/