Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj me lëvizje provokuese në xhirimin e reklamës së re (Video)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj tash e sa kohë nuk është parë me prurje të reja në tregun muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të përflitet për paraqitjet e saj mjaft provokuese në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive dhe numëron me mijëra ndjekës.

Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet mjaft provokuese dhe atraktive në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur (Foto: InstaStory)

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen mjaft provokuese dhe atraktive.

Ajo është duke promovuar linjën më të re të veshjeve nga “Walter” , ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës.

Me një performancë mjaft joshëse dhe lëvizje sensuale, Anxhelina arriti mjaft mirë që të bëjë sërish për vete fansat e saj. /Telegrafi/