Artistja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ditën e djeshme (e mërkurë) festoi ditëlindjen e 27-të.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga një numër i madh i ndjekësve në Instagram, falënderoi fansat dhe miqtë për urimet.
Ajo njëherësh ndau disa fotografi atraktive, nga vendi luksoz ku edhe festoi ditëlindjen.
“E bekuar për një vit tjetër. Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.
Urimet ndërkohë akoma vazhduan në hapësirën për komente, ndërsa merr vëmendje me dukjen tërheqëse.
Anxhelina në anën tjetër ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, por që akoma nuk ka lansuar ndonjë këngë të re.
E njëjta po ashtu që një kohë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/