Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj duket atraktive në imazhet e reja me bikini

Ajo është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa vëmendje të madhe rrëmben më shumë me fizikun e saj.

Fjala është për këngëtaren dhe vajzën e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelinën, e cila shquhet për linjat trupore dhe jo vetëm.

E njëjta ka arritur të jetë sërish në fokus të faqeve rozë edhe me dy imazhet e fundit që solli në rrjetin e popullarizuar, Instagram, aty ku numëron 165 mijë ndjekës.

Anxhelina shfaqet atraktive e veshur me një palë bikini gri, teksa flokët e valëzuara e bëjnë të duket edhe më tërheqëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anxhelina Hadërgjonaj

“Nuk isha bërë për mot të ftohtë”, është përshkrimi krahas imazheve që për vetëm disa minuta mblodhën pëlqime e reagime nga më të ndryshmet.

Në anën tjetër, Hadërgjonaj tash e një kohë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja gjithashtu është duke punuar edhe në projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta prezantojë së shpejti para publikut. /Telegrafi/