Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj: Dërgoj ‘selfie’-n time te NASA sepse jam super yll

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vazhdon të mbetet një prej emrave shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, Hadërgjonaj ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet natyrale pa makijazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se këtë “selfie” është duke e dërguar në NASA, pasi e quan veten super yll.

“Duke dërguar ‘selfie’-n time në NASA sepse jam një super yll”, ka shkruar Hadërgjonaj në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, ajo ka që nga viti 2011 që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, dhe ende nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan që t’i rikthehet muzikës. /Telegrafi/