Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj bën shaka, tallet duke thënë se është shtatzënë (Foto)

Vajza e këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjonaj, Anxhela është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jo vetëm studion, por edhe po hedh hapat e rradhës në karrierën e saj.

Përveç kësaj, Anxhelina nuk i ka mohuar vetes evente dhe festa të ndryshme, në të cilat e kemi parë shpesh edhe nën shoqërinë e personazheve të njohur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Së fundmi, këngëtarja na ka treguar nëpërmjet disa postimesh në Instagram se po kënaqet në një festë në pishina me miqtë e saj. Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte barku i fryrë i këngëtares. Ndërkohë në një tjetër postim, ajo shkruan: “Pregnancy glow/ Shkëlqimi nga shtatëzania” – duke na dhënë idenë se Hadërgjonaj është në një pritje të ëmbël.

Por sigurisht, kjo ishte një shaka nga ana e Anxhelinës dhe këtë e ka treguar edhe vetë me një foto, ku shkruan: “Është e qartë që po bëja shaka”. Ajo thjesht kishte ngrënë më shumë ushqim se ç’duhet…më saktë dy hamburger.

Fundja, kush do të kursehej në të ngrënë kur është pjesë e festave të tilla?!

Exit mobile version