Anxhelina Hadergjonaj ka qenë e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, Xing me Ermalin, ku ka folur rreth lidhjes së saj me Fatmir Hysenbelliun.
Vajza e këngëtares Albërie Hadergjonaj e ka quajtur serioze lidhjen e tyre, mirëpo si arsye të ndarjes e ka quajtur largësinë ndërmjet tyre.
Për më shumë ajo ka sqaruar se Angela Martini nuk ka qenë aspak shkak i ndarjes së tyre.
“Ka qenë serioze, po me Fatmirin… nuk ka qenë fare Angela arsye e ndarjes. Ne të dy kemi qenë larg për dy vjet dhe normalisht jemi rritur. Ai i ka pasur gjërat e veta këtu, unë të miat”, ka thënë Anxhelina.
Ata kanë mbetur miq përkundër ndarjes dhe vazhdojnë t’ia urojnë njëri-tjetrit ditëlindjet dhe festat.
Madje Anxhelina ka treguar se e kishte takuar atë para disa ditësh.
Në të kaluarën edhe vet Fatmiri ka mohuar të ketë pasur lidhje me Martinin e aq më pak ajo të ketë ndikuar në lidhjen me ish-të dashurën e tij.
Fatmir Hysenbelliu është futbollist dhe biznesmen shqiptar, i cili është mjaft i përfolur në faqet rozë. Pasaniku 25 vjeçar është përfolur edhe me një lidhje me aktoren e famshme hollivudiane, Pamela Anderson.
Ai është djali i Irfan Hysenbelliut, biznesmenit dhe CEO-s së IHB Group që pronëson, Birra Korça, Erjoni LTD dhe Panorama Group. Njëherësh, ai është aksionar (50 për qind) në Universitetin Luarasi dhe Focus Group që pronëson kanalin televiziv News 24.
Për më shumë, ai është pronar i 15 spitaleve në Itali dhe një në Paris, së bashku me kompaninë italianë Villa Maria. /Telegrafi/