Site icon Telegrafi

Anxhela Peristeri tregon se e kishte menduar moshën 28 vjeçare si ideale për t’u martuar

Anxhela Peristeri (Foto: Screenshot/YouTube/Anxhela Peristeri)

Anxhela Peristeri ishte e ftuar pasditen e të martës në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth videoklipit të saj më të ri “Maraz” si dhe për t’u dhënë përgjigje të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nga nikoqirja se kur e sheh veten me fustan të bardhë, ajo ka lënë të kuptojmë se ende nuk ka ardhur momenti i duhur dhe ka një arsye pse nuk bën plane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anxhela Peristeri

“Kur kam bërë planet ka qenë 28 mosha, kështu që nuk bëj më plane”, tregoi ajo, duke lënë të kuptohej se vite më parë dëshira e saj ka qenë ta shihte veten me familje brenda moshës 28-vjeçare, transmeton TCH.

“Po kështu e kisha fiksuar atëherë, që 28 dua të martohem, se thosha është moshë tamam, ideale për të krijuar familje”, ka sqaruar këngëtarja.

Sa i përket aspektit profesional, ajo zbuloi se nuk ka plane të afërta për të lansuar këngë të reja, ndaj mbetet të shijojmë “Marazin” e publikuar pak ditë më parë.

Exit mobile version