Telegrafi

Anxhela Peristeri publikon klipin e këngës “Lajkat”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Anxhela Peristeri ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Lajkat” mban titullin kënga që është pjesë e albumit të saj të ri “N’Tiranë”, të cilin e ka realizuar edhe me klip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Për tekstin e këngës është kujdesur Aida Buraku, ndërsa për muzikën Armend Regjepagiqi.

Foto: Anxhela Peristeri/Instagram

Ndërsa, edhe këtë herë për klipin artistja ka bashkëpunuar me produksioni i njohur, Imagine.

Kujtojmë që Anxhela krahas projekteve muzikore, gjatë vitit 2021 ishte mjaft e komentuar edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

Peristeri u rendit në pozitën e 21-të me këngën përfaqësuese “Karam”. /Telegrafi/