Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, ka publikuar ditën e sotme këngën e re.
“Dashni” mban titullin projekti i saj i ri, të cilin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Artistja po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme, teksa në disa sekuenca ka vënë në fokus linjat në bikini.
Muzikën e ka bërë vet Peristeri, e cila po ashtu është përkujdesur edhe për tekstin e këngës së saj.
Videoklipin veror të këtij projekti ia ka besuar produksionit ‘Shiva Picture’.
Anxhela po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë për vokalin e veçantë dhe projektet që herë pas here sjell. /Telegrafi/