Telegrafi

Anxhela Peristeri publikon këngën e re “Adrenalina”

Foto: Screenshot/YouTube

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Anxhela Peristeri ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor.

“Adrenalina” mban titullin kënga me plot ritëm, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të veçantë.

Ajo ka përfshirë edhe veshjet tradicionale shqiptare, teksa përmend edhe Prishtinën.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti e muzika është realizuar nga vet artistja dhe për aranzhmentin u kujdes Irkenc Hyka.

Lexo po ashtu Anxhela ka gati këngën e re

Videoja është kompletuar nën përkujdesjen e produksionit të njohur shqiptar, Max Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Këtë realizim tashmë të plotë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Peristerit.

Anxhela po vazhdon të pëlqehet për vokalin e stilin muzikor, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/