Ashtu siç kishte paralajmëruar, Anxhela Peristeri ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor.
“Adrenalina” mban titullin kënga me plot ritëm, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të veçantë.
Ajo ka përfshirë edhe veshjet tradicionale shqiptare, teksa përmend edhe Prishtinën.
Teksti e muzika është realizuar nga vet artistja dhe për aranzhmentin u kujdes Irkenc Hyka.
Videoja është kompletuar nën përkujdesjen e produksionit të njohur shqiptar, Max Production.
Këtë realizim tashmë të plotë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Peristerit.
Anxhela po vazhdon të pëlqehet për vokalin e stilin muzikor, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/