Anxhela Peristeri po vazhdon me pushimet verore tash e sa javë në plazhet fantastike të Greqisë.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Bukuroshja së fundi ka publikuar fotografi seksi dhe joshëse në llogarinë personale në Instagram gjersa po merr edhe pëlqime të shumta.
Ajo shihet teksa pozon vetëm në bikini duke i theksuar linjat trupore, të cilat i ka për zili.
Sa i përket projekteve muzikore, të fundit këngë që ka publikuar është “Fiksimi im” në bashkëpunim me reperin Gold AG.
Gjithashtu, Anxhela po mban edhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/