Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“n’Tiranë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet artistja, ndërsa producimi është realizuar nga kompozitori nga Maqedonia, Darko Dimitrov.
Për videoklipin edhe këtë herë u përkujdes produksioni i njohur, Imagine.
35-vjeçarja bëri një paraqitje të mahnitshme në klip duke i kënduar vendit të lindjes, kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Anxhela në vitin që lamë pas ka qenë një emër shumë i komentuar për shkak të paraqitjes në “Eurovision 2021”.
Ajo përfaqësoi Shqipërinë me “Karma” ndërkohë që u rendit në vendin e 21-të. /Telegrafi/