Telegrafi

Anxhela Peristeri fiton edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Sot (e mërkurë) është mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Artistja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, është shpallur fituese e këtij Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, në vend të dytë është renditur Sardi Struga kurse vendin e tretë e ka zënë Festina Mejzini.

Ajo u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 25 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’59.

Foto: YouTube

E njëjta pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dalë fituese në mesin e 18-të artistëve pjesëmarrës në natën finale.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj kujton artistët Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja me një interpretim të mrekullueshëm në Fest’ 59

Vendi i dytë po ashtu i takoi Sardit me këngën “Ka me t’ba me kajt” dhe vendi i tretë Festinës me “Kush je ti, dashuri”.

Foto: YouTube

“Karma” e Anxhelës ndërkaq është bërë me orkestrim dhe muzikë nga Kledi Bahiti, teksa për tekstin është përkujdesur Olti Curri. /Telegrafi/