Telegrafi

Anxhela Peristeri feston ditëlindjen e 36-të

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri është padyshim një prej artisteve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Ndërsa, sot (e enjte) për këngëtaren nga Shqipëria është një ditë e veçantë, kjo sepse po feston ditëlindjen e 36-të.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, teksa dukej mahnitëse e veshur në të zeza dhe me makijazh të theksuar.

Foto: Anxhela Peristeri/Instagram

“Hej bukuroshe, urime ditëlindjes, të dua”, ka shkruar Anxhela në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, të shumta ishin edhe urime që ajo pranoi nga ana e fansave dhe miqve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Anxhela mbetet aktive si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anxhela Peristeri

Kënga e saj e fundit është “Jemi larg” e cila është pjesë e albumit të saj “n’Tiranë”. /Telegrafi/