Artisti shqiptar numërojnë miliona klikime për këngët të publikuara në kanalet e tyre zyrtare në YouTube.
Kjo ka bërë që ata të akuzohen vazhdimisht për blerje të klikimeve ndonëse një gjë të tillë disa edhe e kanë mohuar.
Megjithatë, këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri së fundmi e ftuar në “Aldo Morning Show” ka pranuar publikisht që në disa raste ka blerë klikime.
“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë, po e them edhe publikisht se nuk jam e vetmja, pasi të gjithë këngëtarët që blejnë”. Kjo I bën marketing këngës, klikimet e bëjnë më kurioze këngën”, u shpreh këngëtarja.
“Mendojë që kemi qenë më të lumtur kur nuk ka ekzistuar YouTube, kam vënë re që këto këngët me 200-300 mijë klikime njerëzit i këndojnë në grup, që do të thotë që nuk kemi nevojë të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit”, tha tutje Peristeri.
Kujtojmë që artistja në vitin 2021 përfaqësoi Shqipërinë në garë më të madhe të muzikës në Evropë “Eurovision” me këngën “Karma”.
Ndërkaq, projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me Capital T dhe Mandin “Habibi” që deri më tani numëron mbi 35 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/