Telegrafi

Anxhela Peristeri e ka lansuar klipin e këngës “Lujta”

Anxhela Peristeri në videoklipin e këngës “Lujta” (Foto: Screenshot/YouTube/Anxhela Peristeri/Sebastian Production)

“Lujta” mban titullin kënga më e re e Anxhela Peristerit, të cilën e ka shoqëruar me video muzikore.

Kolegia e saj, Ronela Hajati, qëndron prapa këtij realizimi, duke qenë se e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin së bashku me autoren.

Tull Production është kujdesur për incizimin, derisa videoklipin e ka bërë Sebastian Production.

Regjia e videos muzikore është bërë nën drejtimin e Ardit Çunit dhe Gramoz Kotrocit.

“‘Lujta’. Ju prezantoj me këngën time më të re (dhe sot lujta vërtet nga mendja…). Koincidencë e bukur. Shijojeni”, ka shkruar Anxhela në njoftimin e saj. /Telegrafi/