Telegrafi

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku publikojnë klipin e ri

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku kanë bashkëpunuar në një këngë të re.

Projekti më i ri i tyre titullohet “Muza ime” dhe është punuar nga Kledi Bahiti.

Teksti është realizuar nga Fifi dhe Anxhela.

Videoklipi i cili është mjaft ritmik u realizua nga Max Production.

Ky është projekti i parë për Anxhelan pas shumë kohësh.