Telegrafi

Anxhela Martini nxit dyshime për këmbët në imazhet e fundit

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka publikuar një foto nga seti i fundit fotografik i bërë në plazh.

Në çdo dalje të saj publike, ajo spikat gjithnjë për elegancën që ka, por fotoja e fundit i ka bërë fansat të dyshojnë nëse ka bërë apo jo ndërhyrje me “Photoshop”.

Si çdo foto profesionale që punohet në “Photoshop”, edhe ajo e Angela Martinit nuk bën përjashtim, por këmbët e saj të drejta dhe të lëmuara duken të pabesueshme, shkruan Panorama.

“A janë këmbët e tua?”, i ka shkruar një fans Anxhelës.

Ndërkohë shumica e komenteve janë mjaft pozitive dhe komplimentuese për figurën dhe linjat perfekte që ka Angela Martini.

Bukuroshja vazhdon të nxisë polemikat me paraqitjet e saj.

Ajo është prej kohësh e martuar me një milioner rumun.