Telegrafi

Anxhela ka gati këngën e re

(Foto: Instagram/anxhelaperisteriofficial_)

Anxhela Peristeri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme (e premte) do ta publikojë projektin e ri muzikor.

Kënga do të vijë me videoklip dhe do të lansohet në orën 19:00, bëhet e ditur në paralajmërim.

“Adrenalina” është titulli i kësaj kënge që vjen me një video muzikore të realizuar nga Max Production.

Këngëtarja ka publikuar një fragment të videoklipit në rrjetet sociale për t’u treguar fansave të saj se çfarë të presin.

Ndryshe, artistja e njohur nga Shqipëria para një muaji publikoi një prej realizimeve më të fundit muzikore të titulluar “Vallëzim”. /Telegrafi/