I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid raportohet se ka vendosur të jetë pjesë e klipit më të ri të të dashurës së tij.
Sipas burimeve, muzikantja, 24 vjeçare dhe modeli 20 vjeçar, të cilët së fundmi festuan njëvjetorin e lidhjes së tyre, do të shfaqen bashkë në klipin e ri të Duas, për një nga këngët e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”, shkruan DailyMail.
Vëllai i vogël i super-modeleve Gigi dhe Bella Hadid do të shërbejë si interesi i dashurisë së interpretueses së hitit “One Kiss”, që do të thotë se ai nuk do të duhet ta shohë të dashurën e tij me ndonjë mashkull tjetër në klip.
Një burim i brendshëm i tha The Sun se Dua dhe i dashuri i saj kanë filluar xhirimet për projektin këtë javë, pasi karantina i detyroi ata të bënin një pushim nga angazhimet e tyre.
Burimi i brendshëm tha: “Gjërat ishin të ftohura fillimisht për shkak të masave të mbylljes që çuan edhe në shtyrje të xhirimeve”.
“Është e shkëlqyeshme për Anwarin sepse ai nuk do të duhet ta shohë Dua duke interpretuar me një mashkull tjetër në klip, për të mos përmendur nxitjen që do t’i japë profilit të tij duke qenë pjesëmarrës në një video muzikore. Ata kanë realizuar edhe disa skena seksi, kështu që ka qenë argëtuese për të dy”, tha më tej burimi.
Çifti i dashuruar konfirmuan fillimisht romancën e tyre në “British Summer Time” në korrik të vitit të kaluar.
Ata po jetojnë aktualisht në një shtëpi me qira në kryeqytetin anglez, pasi e gjetën të përmbytur apartamentin e tyre nga renovimet që kishin bërë fqinjët pranë tyre, gjatë kohës sa ata ishin në turneun e Duas në Australi.
Duke folur për “Good Morning Britain”, krijuesja e hitit “New Rules”, e cila sapo ka publikuar albumin e saj të dytë, tha se gjërat po shkojnë mirë pasi që ajo gëzon një jetë të rrallë joproduktive me Anwarin.
“Unë jam akoma në një shtëpi me qira, është gjithçka mirë”, tha Dua në emisionin ITV. “I dashuri im dhe unë jemi mësuar me këtë gjë, udhëtojmë shumë në mënyrë që të bëjmë kudo shtëpi. U ktheva nga Australia dhe kur izolimi filloi të ndodhte, shpejt u detyrova të gjeja një vend”, tha Dua për “Good Morning Britain”. /Telegrafi/