Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.
Dyshja e shoqërojnë njëri-tjetrin thuajse në çdo paraqitje që Dua ka në eventet e rangut botëror.
Ata janë shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat numërojnë me miliona fansa.
Shpesh, çifti ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, teksa në momente të rralla nuk hezitojnë të ndajnë edhe ndonjë çast intim.
Anwar publikoi së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaqej duke i dhuruar një puthje të zjarrtë të dashurës së tij.
Ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë nguruar që këtë dashuri ta shprehin hapur para opinionit.
Dua përndryshe së fundmi publikoi këngën “Future Nostalgia”, për t’i paraprirë albumit të saj të dytë me të njëjtin titull, që do të publikohet gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/