Telegrafi

Anwar Hadid publikon fotografi përkrah Dua Lipës nga festivali “Sunny Hill”

Anwar Hadid tashmë për të gjithë ne është bërë i njohur si i dashuri i ri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Me këtë rast, edhe ai bashkë me familjen Lipa ishte në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Së fundmi, Anwar ka publikuar disa momente të veçanta nga festivali i lartpërmendur, derisa shfaqet pranë këngëtares shqiptare.

“Sunny Hill Fest”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anwar Hadid

Dua dhe Anwar janë në lidhje që prej qershorit, ku dyshja thuhet se u bënë bashkë vetëm pak javë prej kur artistja 23-vjeçare u nda nga ish- i dashuri i saj, Isaac Carew.

Çifti po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, të cilët po argëtohen mjaft shumë së bashku. /Telegrafi/