Site icon Telegrafi

Anwar Hadid krenar me suksesin e albumit të Dua Lipës

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for dcp/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur. “Future Nostalgia” titullohet albumi i dytë i saj e që përmban 11 këngë të stilit të ngjashme me ato të viteve të tetëdhjeta.

Publikimi i këtij albumi është pritur që një kohë të gjatë nga fansat e saj, e që tani po dëgjohet në masë të madhe. Në mesin e mbështetësve të saj është edhe i dashuri Anwar Hadid, i cili edhe po qëndron me të në këto kohë të izolimit.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, modeli ka publikuar albumin e saj duke thënë se ndihet krenarë për të.

(Foto: InstaStory/anwarhadid)

“E dashura ime sapo publikoi diçka nga thellësia e zemrës së saj. Të dua dhe jam shumë krenar”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Fansi e pyet çfarë mendon për shqiptarët, i dashuri i Duas ia kthen me “shqipe”

Ndërkaq, dyshja së fundmi kanë ndarë edhe çaste nga izolimi i tyre e që duken se po e shijojnë në maksimum kohën së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version