Site icon Telegrafi

Anwar Hadid e shoqëroi Duan në MTV EMA

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images for MTV/Guliver)

Dua Lipa ka qenë kryetemë e faqeve rozë në mbrëmjen e ‘MTV Europe Music Awards’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës.

Këngëtarja shqiptare ishte një prej yjeve që performuan në skenë, të cilën e pushtoi me një armatë valltarësh, teksa vet ishte veshur me të brendshme të zeza.

Ajo interpretoi një prej hiteve të saj, “Don’t Start Now”, duke sjellë një stil ‘disco’ të viteve të shtatëdhjeta në skenë dhe për këtë është vlerësuar.

(Foto: Tim Whitby/MTV 2019/Getty Images)

24-vjeçarja njëherësh është veçuar për veshjet e saj, të cilat i kishte ndryshe në parakalimin në tepihun e kuq, gjatë performancës dhe gjatë qëndrimit në publik.

Ndërsa për ta mbështetur në këtë eveniment të madh muzikor kishte shkuar edhe i dashur i saj, Anëar Hadid, vëllai i vogël i modeleve, Bella dhe Gigi.

Porse, siç transmeton The Mirror, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë etiketuar si ‘të largët’ dhe ‘të çuditshëm’ qëndrimin e tyre. Megjithëse nuk ka munguar edhe një puthje. /Telegrafi/

 

(Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)
Exit mobile version